back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeNumërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Të ngjajshme

Llamba elektrike ndriçuese nisi suksesin para 146 vitesh

Shpikësi Thomas Edison më 21 tetor të vitit 1879,...

Flick: E dua shumë këtë klub, andaj reagoj me emocione

Hansi Flick është pyetur rreth faktit që reagon me...

Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot nga ora 09:30,...

Vesa feston kështu përvjetorin me Mirlind Dakun

Pas një periudhe të gjatë pa ndarë momente nga...

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën e Prishtinës, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kryeqytetit, Hajrullah Çeku, ka dalë fitues me një diferencë të dukshme ndaj kundërkandidatëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Çeku ka marrë 55.38% të votave të ardhura nga diaspora. Ndërkohë, kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka siguruar 26.67% të votave me postë.

Megjithatë, në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për votat brenda vendit, Rama vazhdon të mbajë epërsinë në garën për Prishtinën me 33.78% të votave, ndërsa Çeku renditet i dyti me 33.00%.

Procesi zgjedhor në Prishtinë pritet të jetë i ngushtë dhe vendimtar për raundin e dytë, ndërsa votat me postë dhe ato me kusht pritet të ndikojnë në rezultatet përfundimtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz