back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeHoxha: Zyrtarët policorë që kryejnë veprën penale “Dhunë në familje” nuk duhet...

Hoxha: Zyrtarët policorë që kryejnë veprën penale “Dhunë në familje” nuk duhet të jenë pjesë e policisë

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Ish-drejtori i Inspektoratit Policor, Valdet Hoxha, ka thënë se është shqetësuese rritja e numrit të arrestimit dhe suspendimit të zyrtarëve policorë kohëve të fundit.

Berisha, u shpreh se zyrtarë që kryejnë veprën “Dhunë në familje” e raste të tjera nuk duhet të jenë pjesë e Policisë së Kosovës.

“E gjithë kjo flet për numrin e madh të organizatës si tërësi që numëron rreth 9000 anëtarë dhe kjo nënkupton që numri i këtyre rasteve të jetë më i madh. Por, është e papranueshme në parim zyrtarët policorë janë të thirrur që të mbrojnë vendin dhe qytetarët dhe vërtetë është shqetësuese dhe e papranueshme që nëse vërtetohet se kanë kryer vepra të tilla të jenë pjesë e Policisë së Kosovës. Me këto veprime do të zbehet besimi pasi policia është institucioni më i besueshëm në vend”, u shpreh Berisha në dukagjin.

Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”. IPK kishte marrë informacion dje në pasdite për një rast të dhunës në familje nga një zyrtar policor në Prizren.

Zyrtari policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në të njëjtën kohë, ai është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz