back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeShembull i mirë: 10 vjeçari nga Ferizaj gjen një portofol me të...

Shembull i mirë: 10 vjeçari nga Ferizaj gjen një portofol me të holla e dokumente, e dorëzon në polici

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Më datën 20.10.2025, rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari N.Dashi së bashku me djalin e tij 10-vjeçar, E.D., nga Ferizaj, të cilët kanë dorëzuar një portofol të gjetur në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.

Në portofol janë gjetur dokumente personale, si dhe 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas.
Pas verifikimit, policia ka arritur të identifikojë dhe të kontaktojë pronarin, B.B. nga Kaçaniku, i cili është paraqitur menjëherë në stacionin policor dhe ka konfirmuar se të gjitha sendet dhe paratë ishin të paprekura, të cilat i janë kthyer me procesverbal.

Pronari ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj djaloshit dhe familjes së tij për gjestin e ndershëm, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin korrekt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon publikisht djaloshin E. D. për këtë veprim human, edukativ dhe shembullor, i cili pasqyron vlera të larta morale, familjare dhe qytetare.
Ky gjest është një shembull frymëzues për fëmijët dhe qytetarët tanë mbi ndershmërinë, edukatën dhe përgjegjësinë shoqërore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz