back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeGashi: Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë ankesën e Listës Serbe për Rashiqin,...

Gashi: Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë ankesën e Listës Serbe për Rashiqin, s’ka bazë ligjore

Të ngjajshme

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Muhaxheri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në

Kryetari aktual i Pejës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike...

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes fenomen shqetësues

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes nga shoferët është kthyer...

Haziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po “targeton” dhe po i maksimalizon situatat e tilla

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese nuk do ta shqyrtojë ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq.

Sipas Gashit, një kërkesë e tillë nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi zgjedhja e Rashiqit ka përmbushur kërkesat e Gjykatës Kushtetuese të shprehura në aktgjykimin e fundit.

“Unë besoj se Gjykata Kushtetuese nuk do ta shqyrtojë fare kërkesën e Listës Serbe, pasi kjo kërkesë nuk ka kurrfarë baze ligjore. Të gjithë deputetët që e kanë votuar, përfshirë nënkryetarin e mëparshëm, i cili ishte serb, por nuk ishte nga Lista Serbe, kanë kontribuar në zgjedhjen e Nenad Rashiqit. Besoj se kjo ka përmbushur kërkesat e Gjykatës Kushtetuese në aktgjykimin e fundit. Gjithashtu, duke pasur parasysh që Lista Serbe nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe realitetin që kemi pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008, ajo vazhdon të veprojë sipas interesave të Beogradit, duke përfshirë gjithashtu dhe përpjekjet për të bllokuar formimin e institucioneve tona”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz