Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
Para ndeshjes me Olympiacosin, Flick u pyet për tema të rëndësishme, përfshirë kartonin e kuq ndaj Gironës, në të cilin u pendua për festimin e tij pas golit të Araujos.
“Gjatë ndeshjes Bayern kundër Barcelonës (ndeshja 8-2), festimi im ishte i njëjtë për të tetë golat dhe nuk buzëqesha për asnjë. Ky klub mund të më ketë ndryshuar – jam më emocional – por e dua dhe dua të jap gjithçka. Edhe pse nuk dua që nipi im të më shohë duke bërë atë që bëra kundër Gironas”, deklaroi Flick.
Gjermani, madje u pyet edhe për gjendjen e yjeve si Ferran Torres dhe Raphinhan, të cilët janë të lënduar dhe me gjasë mund të mungojnë edhe “El Clasicon”, të dielën.
“Shpresojmë që Raphinha dhe Ferran Torres të jenë të disponueshëm për “El Clásico”. Jemi duke punuar për këtë”. “Do ta shohim zhvillimin e tyre të enjten”, shtoi Flick.
Barcelona, kujtojmë se do të zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Olympiacos, nesër në “Montjuic”, në orën 18:45./IndeksOnline/