back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeKoalicioni i LVV’së me Xhafer Tahirin, reagon Sylejman Meholli

Koalicioni i LVV’së me Xhafer Tahirin, reagon Sylejman Meholli

Të ngjajshme

Sylejman Meholli, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, ka reaguar pas koalicionit të arritur me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Meholli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se do ta sjellin ndryshimin më 9 nëntor, sikurse kishin bërë në qeverisjen lokale të vitit 2017.

Postimi i plotë:

Bashkë për Vushtrrinë!

Përtej çfarëdo dallimi sot kemi lidhur koalicionin e fitores në Vushtrri me LDK-në – Dega në Vushtrri e drejtuar nga kryetari i saj z. Xhafer Tahiri dhe në mbështetje të plotë të kësaj marrëveshje nga kryeministri z. Albin Kurti!

Bashkë e kemi ndryshuar qeverisjen në vitin 2017 e bashkë do ta ndryshojmë edhe më 9 nëntor 2025!

Vushtrria ka nevojë për ndryshim të kursit qeverisës për t’ia kthyer qeverisjen qytetarit, qytetit zhvillimin, e qytetarëve mirëqenien pa dallim.

Dua të falënderoj nga zemra strukturat e LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri, në veçanti z. Tahiri, për gjenerozitetin dhe gatishmërinë plot vullnet për t’u bërë bashkë për fitoren e madhe në Vushtrri!

Nuk ka forcë që e ndalon fitoren tonë të përbashkët në Vushtrri!

Urime, na priftë e mbara!

Zoti e bekoftë Vushtrrinë!

Dr. Sylejman Meholli./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz