back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLDK thonë se nuk e kanë autorizuar koalicionin me VV-në në Vushtrri,...

LDK thonë se nuk e kanë autorizuar koalicionin me VV-në në Vushtrri, veprimin e Tahirit e quajnë “të papranueshëm”

Të ngjajshme

Një koalicion jo fort i pritshëm është arritur sot në Komunën e Vushtrrisë. Siç ka mësuar lajmi.net, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli ka nënshkruar koalicion me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri.

Ky koalicion ka ardhur pasi rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit, kanë dërguar në balotazh në këtë komunë Ferit Idrizin e PDK-së dhe Sylejman Mehollin e LVV-së.

Por, në lidhje me këtë koalicion, ka reaguar LDK përmes një komunikate për media të cilët kanë thënë se nuk e kanë autorizuar dhe as nuk e autorizojnë asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.

Veprimet e Xhafer Tahirit për të lidhur koalicion me VV-në, LDK ka thënë se janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse. Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera”, thuhet në reagim.

Pas nënshkrimit të këtij koalicioni, Albin Kurti u deklarua para qytetarëve të pranishëm.

Kurti tha se kjo marrëveshje e arritur sot është për të mirën e qytetarëve të Vushtrrisë.

“Le të punojmë çdo orë që këtë marrëveshje të bashkëqeverisjes që bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli e me qytetarët që do të bëjnë punë të mira për qytetarët pa dallim të cilët i dojmë shumë, e na duan bashkë këtu”.deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.

Kurse kandidati i LDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit, Xhafer Tahiri falënderoi VV-në që më 2017 e kishin mbështetur partinë e LDK-së në këtë qytet.

“Në emër tim në emër të kryesisë së LDK-së në Vushtrri dhe në emër të asamblistëve më lejoni t’u falënderoj për prezencën e juaj dhe them se kjo marrëveshje nuk është kundër askujt por është për qytetarët në Vushtrri. Duke qenë besimtar, unë besoj se e mira duhet të kthehet me të mirë. Më 2017 VV ka mbështetur ndryshimin në Vushtrri, sot LDK e kthen në Vushtrri këtë mbështetje në qytetin e Vushtrrisë”, tha Tahiri./Lajmi.net/ 

Komunikata e plotë e LDK-së:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz