back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaSportKlopp s’e përjashton mundësinë të kthehet te Liverpooli

Klopp s’e përjashton mundësinë të kthehet te Liverpooli

Të ngjajshme

Latifi publikon pamje nga punimet në ndërtimin e rrugës Rahovec-Xërcë me katër korsi

Kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi ka publikuar pamje...

Komandanti i FSK-së priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...

Vdekja e shtetases gjermane në Jazhnicë, operacioni i evakuimit zgjati 9 orë

Një shtetase gjermane ka humbur jetën pas një aksidenti...

Flick: Nuk më pëlqen që nipi im të më shoh kështu në televizor

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi...

Jurgen Klopp së fundi u shfaq në podkastin “Diary of a CEO”.

Ish-trajneri i Liverpoolit, kishte diskutuar tema të ndryshme duke përfshirë edhe vdekjen e Diogo Jotas, futbollist që e kishte menaxhuar.

“Si e zëvendëson dikë si Diogo? Nuk ka të bëjë me vetë lojtarin, por me personin që ishte. Ai shkonte mirë me të gjithë, absolutisht me të gjithë. Që nga dita e parë, dha gjithçka. Ai i tejkaloi të gjitha pritjet si person, ishte shumë inteligjent dhe një shok skuadre i jashtëzakonshëm. Nuk mund ta imagjinoj dhomën e zhveshjes pa të. Ende nuk mund të flas normalisht për këtë . Ishte një tronditje e jashtëzakonshme, edhe për djemtë”, thotë ai.

Mirëpo Klopp, nuk e përjashtoi mundësinë e një rikthimi te Liverpooli, ndonëse kishte deklaruar se nuk do të menaxhonte ndonjë skuadër tjetër, qoftë në Angli apo edhe diku tjetër.

“Thashë se nuk do të stërvisja më kurrë një ekip në Angli, që do të thotë se, nëse është Liverpooli, në teori është e mundur. Nuk e di me siguri, e dua atë që bëj tani. Nuk më mungon të stërvitem, vazhdoj të stërvitem tani, por në një mënyrë tjetër. Nuk më mungon të shkoj në konferenca për shtyp tre herë në javë, duke dhënë 12 intervista në javë”, shtoi Klopp.

Klopp, aktualisht është drejtor i futbollit në Red Bull që nga janari i këtij viti, ku i cili menaxhon të gjitha skuadrat përfshirë RB Leipzig dhe RB Salzburg./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz