back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajme​Berisha paraqitet në SPAK, akuzohet për korrupsion

​Berisha paraqitet në SPAK, akuzohet për korrupsion

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme gjatë një prononcimi për mediet akuzoi gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjokën, e cila është gjyqtarja paraprake e dosjes për të cilën akuzohet. Sipas Berishës, Gjoka mbrohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Berisha tha se Gjoka vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, pasi sipas tij nuk ka deklaruar dënimin e saj në Greqi.

“Sipas ligjit të dekriminalizimit, të miratuar me tre të pestat, fshehja, refuzimi për të deklaruar dënimet qoftë edhe jo të formës së prerë, Irena me 5 mbiemra e ka të formës së prerë, shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit dhe Irena Gjoka nuk ka deklaruar një gjykim, një dënim dhe dy dëbime, por mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini.

“Dhe jo vetëm ai, mbrohet nga KLGJ-ja, mbrohet nga prokurori i përgjithshëm, paçka se gjithçka e akuzon këtë kriminele për fshehje të veprave të saj penale”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate të paktën që në hyrje në fuqi të ligjit për dekriminalizimin”.

Sipas Berishës, kreu i SPAK “bëhet bashkautor në një krim të shëmtuar ku është shkelur Kushtetuta dhe ligjet e vendit”.

Kreu i PD-së theksoi se “çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm”.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz