back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeJa nga sa ulëse kanë siguruar partitë në Kuvendin e Prishtinës

Ja nga sa ulëse kanë siguruar partitë në Kuvendin e Prishtinës

Të ngjajshme

Koalicioni i LVV’së me Xhafer Tahirin, reagon Sylejman Meholli

Sylejman Meholli, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për...

IPK arreston një polic në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të...

Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP, ka analizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke theksuar se përbërja e re e Kuvendit do ta bëjë të domosdoshëm formimin e koalicioneve për krijimin e shumicës, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij, Kuvendi i Prishtinës do të ketë këtë përbërje:

LDK – 15 ulëse
PDK – 12 ulëse
VV – 10 ulëse
AAK – 7 ulëse
Feim Kupina – 4 ulëse
Nisma, Guxo dhe PSD – nga 1 ulëse secila

Salihu vlerëson se nëse Përparim Rama (LDK) e fiton garën për kryetar, koalicioni me AAK-në dhe tri partitë e vogla (PSD, Guxo dhe Nisma) nuk do t’i mjaftojë për të arritur shumicën e thjeshtë prej 26 votash. Në këtë rast, Rama do të ketë nevojë për mbështetjen e Feim Kupinës ose për një marrëveshje me PDK-në apo VV-në.

Ndërkohë, nëse Hajrullah Çeku (VV) del fitues, edhe me mbështetjen e Kupinës, AAK-së, Nismës, PSD-së dhe Guxos, nuk do të arrijë shumicën, çka do të thotë se për qeverisje stabile VV-së do t’i duhej mbështetja e PDK-së ose LDK-së.

“Asnjë kryetar komune nuk mund të ndërtojë një qeverisje stabile dhe efektive pa e pasur shumicën në Kuvendin Komunal”, ka theksuar Salihu, duke shtuar se kjo shumicë është thelbësore për miratimin e buxhetit, planeve sektoriale dhe projekteve kapitale.

Analiza e tij nënvizon se përbërja e re e Kuvendit të Prishtinës e bën koalicionin dhe bashkëpunimin politik vendimtar për funksionimin e komunës në mandatin e ardhshëm./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz