Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën, rreth orës 15:40, në një lokal në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë hasur dy persona të huaj, të cilët janë intervistuar nga policia.
Nga hetimet fillestare, dyshohet se njëri prej tyre ka qenë i përfshirë në vjedhje, dhe me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.
Hetimet rreth rastit po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen./IndeksOnline/