back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmePunonjësve të SHKK-së s’iu paguhen shtesat e rrezikshmërisë e të natës

Punonjësve të SHKK-së s’iu paguhen shtesat e rrezikshmërisë e të natës

Të ngjajshme

IPK arreston një polic në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të...

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano shtrohet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është shtruar në një...

Në detyrën e tyre për të mbajtur rendin në burgjet e Kosovës, punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës përballen drejtpërdrejt me rrezikun.

Por prej tre muajsh, shtesat për rrezikshmërinë por edhe ato të ndërrimit të natës e ditët e fundjavës, nuk iu janë paguar.

Në redaksinë e Dukagjinit kanë arritur ankesa mbi neglizhencën e kësaj kategorie për shtesat si dhe heshtjen institucionale për çështjen e buxhetit.

Por një arsyetim, Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka dhënë për televizionin.

“Në këtë vit fiskal nuk ka pasur plotësim ndryshim të Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për  Vitin 2025, SHKK nuk ka pas mundësi të paraqes kërkesë për buxhet, pasi që lëvizjet në buxhet për këtë kategori mund të bëhen vetëm në tremujorin e fundit të vitit fiskal, për këtë arsye thesari nuk i ka ekzekutuar shtesat për ndërrime të natës”, thuhet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Ne si organizatë buxhetore, kemi përgatitur kërkesën për Ministrinë e Financave, dhe pas miratimit të transferit, të gjitha obligimet e mbetura për zyrtarët korrektues do të paguhen në mënyrë retroaktive.

Për ata që dikur drejtonin këto institucione, përgjegjësia kryesore i mbetet Qeverisë meqenëse kjo kategori e punonjësve ishte e njohur dhe aktive për shtetin.

“Fajtore është qeveria e Kosovës, jo SHKK. Qeveria i ka fajet. S’ka qa arsyetohet kurgjo SHKK, është dasht të paguhen me kohë. Kjo është neglizhencë e qeverisë. Shtesat e rrezikshmërisë dhe ndërrimet e natës duhet të paguhen me rrogë. Është me rëndësi se rrogat ashtu kështu janë të vogla”, ka theksuar Sokol Zogaj – Ish-drejtues i SHKK-së.

SHKK nuk ka dhënë detaje rreth numrit të saktë të punonjësve pa shtesa gjersa as Ministria e Financave, nuk ka treguar se pse nuk janë paraparë mjete për këtë kategori./TVDukagjini

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz