back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeHektor Beqiri: Përpjekja jonë e pashtershme për drejtësi është betim moral ndaj...

Hektor Beqiri: Përpjekja jonë e pashtershme për drejtësi është betim moral ndaj çlirimtarëve

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Aktivisti dhe atdhetari i shquar, Hektor Beqiri ka theksuar se kërkimi i drejtësisë për çlirimtarët e vendit mbetet një detyrë e shenjtë dhe mision moral për të gjithë ata që besojnë në sakrificën e tyre.

Në një reagim publik, Beqiri i cili është edhe ogranizator i shkuarjes së motoristëve nga Kosova në Hagë, u shpreh se çdo përpjekje për të mbrojtur figurën e atyre që luftuan për lirinë është më shumë se një obligim — është një betim moral.

“Përpjekja jonë e pa ndalur për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët tanë është më shumë se një detyrë, është betimi ynë moral. Çdo hap që bëjmë, çdo fjalë që themi, buron nga dashuria për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. Ne nuk do të ndalemi derisa e vërteta të dëgjohet dhe drejtësia të vihet në vend për bijtë e kombit që luftuan për të,” ka deklaruar Beqiri.

Sipas tij, respekti për luftëtarët e lirisë duhet të shërbejë si udhërrëfyes për çdo brez që beson në idealet e drejtësisë dhe të lirisë kombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz