back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmePas mbylljes së vendvotimeve, VLEN-i pret fitore pa balotazh në Çair, Tetovë...

Pas mbylljes së vendvotimeve, VLEN-i pret fitore pa balotazh në Çair, Tetovë e Saraj

Të ngjajshme

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës fillon operacion në Malet e Sharrit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka filluar një...

Supergol, Rafa Leao barazon rezultatin nga distanca

Skuadra e Milanit ka shënuar golin e barazimit ndaj...

​Vendet me flamujt më të vjetër në histori, ja ku renditet Shqipëria

Flamujt janë simbole të fuqishme që përfaqësojnë historinë, kulturën...

Pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut, VLEN-i i ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në votim, ku thanë se të njëjtit kanë dëshmuar vetëdije të lartë demokratike.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani tha se presin fitore në pothuajse të gjitha komunat, teksa sipas tyre, në komunën e Çairit, Tetovës dhe Sarajit fitorja mund të arrihet që në rundin e parë.

“Nga gjithë informacioni që kemi marrë presim fitore në pothuajse secilën komunë. Jemi optimist se në disa komuna gara do të përmbyllet që në rundin e parë. Kjo mendoj se vlen për komunën e Çairit ku presim fitore në rundin e parë”.

“Jemi afër fitores edhe në Tetovë në rundin e parë. Njëjtë e presim edhe në komunën Sarajit. Për momentin këto janë informatat”.

“Në komunën e Çairit dhe Sarajit kemi një rritje dukshëm më të madhe se në zgjedhjet e kaluara lokale. Sipas nesh kjo paraqet një rritje të përkrahjes dhe përqafim të ndryshimit për këto komuna si rezultat i politikave të mira që VLEN-i ka arritur t’i bëjë në 15 muaj qeverisje”, tha Sulejmani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, VLEN-i tha se presin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që faza e përmbylljes së numërimit të votave të zhvillohet me transparencë të plotë, saktësi dhe profesionalizëm.

“VLEN mbetet e përkushtuar ndaj zgjedhjeve të ndershme dhe respektimit ndaj çdo vote. Ne besojmë se dita e sotme është dëshmi se qytetarët duan stabilitet, punë dhe përgjegjësi. Dhe këtë mesazh do ta lexojmë me përulësi ndaj vullnetit të tyre”, u tha në konferencë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz