back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeAhmeti: Kurti u përzi edhe në zgjedhjet lokale në RMV, por VLEN-it...

Ahmeti: Kurti u përzi edhe në zgjedhjet lokale në RMV, por VLEN-it tash s’u ndihmon gjë – na duhen marrëdhënie të mira si shqiptarë

Të ngjajshme

Ramadani: Nuk ka shumicë parlamentare, mund të ketë zgjedhje parlamentare më 14 dhjetor

Eksperti i sigurisë dhe analisti politik, Burim Ramadani ka...

Luana “shkrin” rrjetin me pozat e saj provokuese

Ylli shqiptar Luana Vjollca, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve...

Gjykata: I dyshuari për plagosjen në Pejë kishte planifikuar arratisjen duke lënë veturën ndezur

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

Pas mbylljes së vendvotimeve, VLEN-i pret fitore pa balotazh në Çair, Tetovë e Saraj

Pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet lokale në Maqedoni...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, tha se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Ali Ahmeti tha se Albin Kurti ka qenë i përfshirë në këto zgjedhje që po zhvillohen sot, duke iu referuar pjesëmarrjes së Hysen Durmishit në tubimet e VLEN-it, koalicionit të partive tjera shqiptare që bashkëqeverisin me VMRO-DPMNE-në e kryeministrit maqedonas Hristjan Mickoskit.

“Nëse unë nuk shkoj në një vend dhe çoj përfaqësuesin tim aty, jam unë, nuk është tjetërkush. Albin Kurti ka qenë sepse ka qenë përfaqësuesi i tij”, tha Ahmeti për Klan Kosovën.

I pyetur nëse Kurti ka mundur t’i ndihmojë VLEN-it në këtë garë, ai tha se atyre më “s’u ndihmon gjë”.

“Me siguri ata e thirrin për t’u ndihmuar, por nuk u ndihmon gjë tash”.

Ai tha se nuk e di dhe nuk ka “ndonjë bilanc” për ndikimin që ka pasur Kurti në RMV në zgjedhjet parlamentare.

“Unë asnjëherë nuk kam ndërhy, as nuk jam përzi në zgjedhje në Kosovë, as në Shqipëri. Neve na duhet marrëdhënie të mira si shqiptarë”, tha Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz