Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së 9-të në Albi Mall Superliga.
Është Prishtina ajo e cila po e “shkatërron”, Drenicën në Skënderaj me rezultat 0-3.
Golat për kryeqytetasit i realizoi Namani në minutën e 2-të dhe , Veliu në minutën e 16-të dhe Zeqiri në minutën e 36-të.
Ndërsa në ndeshjet tjera si Ballkani-Dukagjini dhe Llapi-Ferizaj, pjesa e parë është mbyllur me barazim pa gola.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë./IndeksOnline/