back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeMotoristët defilues arrijnë afër Hagës, Haradinaj: Bubullima do dëgjohet në çelit e...

Motoristët defilues arrijnë afër Hagës, Haradinaj: Bubullima do dëgjohet në çelit e çlirimtarëve

Të ngjajshme

Numërimi i votave në Gjilan drejt fundit, Alban Hyseni falënderon qytetarët për mbështetjen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit...

Jason Ceka shënon supergol në Bundesliga 2

Futbollisti shqiptar, Jason Ceka ka shënuar gol tejet të...

Gol i shpejt në “Anfield”, Manchester Unitedi në epërsi ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Unitedit ka befasuar Liverpoolin në ndeshjen...

​Kasami i VLEN-it: Uroj që çdo qytetar të votojë me përgjegjësi

Kandidati për kryetar të Tetovës nga radhët e VLEN,...

Adelina Spahiu i këndon dasmave (video)

Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Spahija, ka lansuar projektin...

Ish nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Nasim Haradinaj ka publikuar në rrjete sociale një shkrim ku ka thënë se sot në Den Hag Sheveningen “do të jetë një ditë e veçantë dhe e zhurmshme”.

Në profilin e tij zyrtarë, Haradinaj kishte treguar se motoristët të cilët u nisën nga Prekazi për në Hagë për të marshuar për drejtësi për ish krerët e UÇK-së, kishin mbërritur.

Haradinaj tutje ka thënë se zhurma e motorëve do të dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve.

“Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë…! Ata po bashkohen e ribashkohen dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e “zhurmshme”… Bubullima e motorëve do dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve tanë dhe përtej…!”, ka thënë Haradinaj.

Para katër ditësh, rreth 150 motoristë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe Evropës në kuadër të platformës “Liria ka Emër” kanë nisur marshin drejtë Hagës me motoçikleta me thirrjen e vetme “Drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” të cilët po gjykohen në Hagë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz