back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajme“100 dëshmorë i kam në oborr”, Haradinaj: S’ka familje kosovare pa dhimbje

“100 dëshmorë i kam në oborr”, Haradinaj: S’ka familje kosovare pa dhimbje

Të ngjajshme

Në një intervistë për emisionin Weekend në Euronews Albania, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, foli për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për tensionet e vërejtura mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj theksoi se përplasjet mes Ramës dhe Kurtit nuk janë të reja dhe se “shkëndijat” mes tyre janë dukur prej kohësh. Sipas tij, Kurti ka gabuar në mënyrën si e ka trajtuar çështjen e UÇK-së.

“E para është se Kurti ka katër vite që nuk e ka frekuentuar Shqipërinë. E ka pak fobi Shqipërinë, pavarësisht sloganit të tij ‘bashkim kombëtar’. Vitin e kaluar ka shkuar në Greqi 27 herë, ndërsa Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjëherë gjatë atij viti”, tha Haradinaj.

 

 

Kur u pyet nga gazetarja Alba Xhani se si ua shpjegon fëmijëve të tij Luftën e Kosovës, Haradinaj tha se përpiqet të mos i ngarkojë me të kaluarën.

“Mundohem sa më pak t’i ushqej me të kaluarën, sepse detyrimisht i ushqej me urrejtje ndaj një pale tjetër. Por nuk mund t’i iki të vërtetës, pasi kam anëtarë të familjes që kanë rënë dëshmorë gjatë luftës. Që të kaloj tek familja ime, duhet të kaloj tek 100 dëshmorë që i kam tek oborri i shtëpisë. Gjendja reale në Kosovë flet vetë, nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Nuk ka familje që nuk e ka përjetuar dhunën në një formë apo në një tjetër – jo domosdoshmërisht me gjak. Nuk ka familje shqiptare që nuk ka strehuar një familje nga Kosova. Është një emocion që njerëzit duhet ta përjetojnë vetë, jo për t’u marrë shumë me të kaluarën, sepse tani jemi në një epokë të re. Qëllimi ynë është diçka tjetër. Sa më shumë merremi me të ardhmen, aq më shumë e rrisim vlerën e së kaluarës”, u shpreh Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz