back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeKatër prej pesë të lënduarve në gjendje të rëndë, KQZ del me...

Katër prej pesë të lënduarve në gjendje të rëndë, KQZ del me njoftim për aksidentin ku u përfshinë zyrtarë të saj

Të ngjajshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj janë përfshirë në një aksident trafiku të premten në mbrëmje, rreth orës 18:17, derisa ishin në krye të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të KQZ-së, katër nga pesë zyrtarët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Institucioni i ka rekomanduar mediave dhe qytetarëve që për detaje të mëtejshme të kontaktojnë autoritetet shëndetësore përkatëse.

“Ata ishin të angazhuar me përkushtim të lartë në përmbylljen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt, i cili u mbajt më 12 tetor në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

KQZ-ja ka shprehur shqetësim të thellë për ngjarjen dhe ka përcjellë lutjet për shërim të shpejtë për të lënduarit, duke ofruar mbështetje për anëtarët e KKZ-së dhe familjet e tyre.

Ngjarja ka ngritur shqetësime rreth kushteve të sigurisë për zyrtarët zgjedhorë që angazhohen në terren, veçanërisht gjatë periudhave intensive zgjedhore./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz