back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeMe dy kallashnikovë e të shtëna pa ndërprerje – Pamje si ndodhi...

Me dy kallashnikovë e të shtëna pa ndërprerje – Pamje si ndodhi rasti i djeshëm në Pejë

Të ngjajshme

Të premten ka ndodhur një tentimvrasje në qytetin e Pejës. Është raportuar se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë. Pak kohë pas aktit, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me urdhër të Prokurorisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në videon që ka siguruar Insajderi shihet Mahmut Hoxhaj del nga një objekt atje me dy Kallashnikovë” me duar.

Në këto pamje shihet ai duke shtënë në drejtim të një veturë, por që reagimi i policisë ishte i menjëhershëm duke arrestuar të dyshuarin.

I dyshuar për tentim vrasje është Mahmut Hoxhaj. Ndërsa viktimat janë Alfred Uka, punëtor në Komunën e Pejës dhe Afrim Gashi.

Detaje ekskluzive, si ndodhi rasti

Pas hetimeve, policia ka gjetur dy kallashnikovë që janë përdorur në rastin e sotëm nga i dyshuari, si dhe në shtëpinë e tij janë sekuestruar edhe dy armë të shkurta – revolverë – dhe mbi 70 fishekë.

Insajderi mëson se motivi i këtij sulmi është hakmarrja.

Personat që kanë qenë në shënjestër të sulmit nga i dyshuari nuk janë ata që në fakt u sulmuan. Sipas burimeve, cak kanë qenë tre persona të tjerë, të cilët janë liruar nga paraburgimi. Ata, vite më parë, ishin arrestuar nën akuzën se kanë vrarë një anëtar të familjes së të dyshuarit.

Pasi i dyshuari ka kuptuar se ata po lirohen nga paraburgimi, ai ka vendosur të marrë hak.

Cili është rasti që u bë shkas për hakmarrjen e sotme?

I vrari, Fazli Hoxha dhe dy vëllezërit e tij raportohej se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik, detaje këto që nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet.

I vrari ishte djali i dëshmorit të UÇK-së, Fazli Hoxha, i vrarë para 23 vitesh, emrin e të cilit e ka trashëguar edhe djali.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, ngarkonte gjashtë të akuzuarit: Nderim Gashi, Basri Gashi, Agron Gashi, Ardit Gashi, Bahri Gashi dhe Ylli Gashi, për “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri, më 28 prill 2022, rreth orës 20:30, në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, në parkingun e restorantit “Villa Park”, të përgatitur paraprakisht dhe duke vepruar në bashkëkryerje, e me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, privojnë nga jeta viktimën F.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë.

Kurse, Ylli Gashi akuzohej se ndihmoi në kryerjen e vrasjes, duke siguruar armën për të pandehurin Nderim.

VIDEO

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz