back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeNjëri nga të plagosurit e djeshëm në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Njëri nga të plagosurit e djeshëm në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Të ngjajshme

Dortmundi u mbyt në “ujëra” bavareze, Bayerni po gëzon kreun

Bayern Munchen ka dalë fitues nga derbi i madh...

“No Kings”/ Në New York protestohet kundër Donald Trumpit

Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur protestat masive kundër...

Shpërthen zjarri në aeroportin e kryeqytetit të Bangladeshit – lëndohen disa persona

Bangladeshi është vënë në gatishmëri të lartë pas një...

Kalimi kufitar Rafah i Gazës do të rihapet të hënën

Kalimi kufitar Rafah i Gazës me Egjiptin do të...

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se njëri nga pacientët, që mbeti i plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri pasditen e së premtes, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Nga Spitali kanë njoftuar po ashtu se pacienti tjetër është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bëhet e ditur poashtu se të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore.

“Njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën. Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, i dyshuari që plagosi dy persona në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, është ndaluar për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz