Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar dy zyrtarë policorë me një mjet të fortë, tjegull, gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar ishte në kërkim për një rast të dhunës në familje.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me urdhër të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
- Advertisement -