Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka dhënë detaje shtesë për të shtënat me armë rreth orës 16:15 në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë.
Sipas njoftimit të policisë është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa dy persona të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata të tipit AK-47, dy revole njëqind e dyzet e nënte fishek dhe gjashtëmbëdhjetë gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin janë duke vazhduar hetimet intensive lidhur me rrethanat e këtij rasti.