back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeRama nga Tirana: Kush e don drejtësinë, e don edhe UÇK-në

Rama nga Tirana: Kush e don drejtësinë, e don edhe UÇK-në

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Në sheshin kryesor të Tiranës u mbajt sot një protestë masive në mbështetje të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtësisë për ta.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, vlerësoi atmosferën dhe rëndësinë historike të ngjarjes.

Ai shkroi se sheshi “frymon me gjakun dhe nderin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë” dhe se sot “ky shesh është zemra e kombit që rrah me një ritëm të vetëm: ritmin e dinjitetit, të kujtesës dhe të krenarisë”.

Rama theksoi unitetin e shqiptarëve kudo dhe rëndësinë e kujtesës historike: “Nga ky shesh, le të ngrihet një zë i vetëm: Nder për luftëtarët e lirisë! Krenari për bijtë e kombit! Drejtësi për çlirimtarët!” Ai u bëri thirrje qytetarëve që Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini, Presheva dhe diaspora të mbeten “një trup, një zemër, një flamur”, duke nënvizuar lidhjen e pashkëputshme mes shqiptarëve kudo në botë.

Kryetari i Prishtinës nënvizoi se e ardhmja ndërtohet mbi të vërtetën e sakrificës, jo mbi padrejtësitë: “Kush e don drejtësinë, e don edhe UÇK-në. Kush e don paqen, e nderon lirinë që sollën çlirimtarët tanë. Kush e don të ardhmen, e din se ajo ndërtohet mbi të vërtetën e sakrificës, e jo mbi padrejtësitë.”

Ai përfundoi mesazhin me një thirrje për drejtësi dhe nderim për të gjithë luftëtarët e lirisë: “Drejtësi për ata që ngritën flamurin në ditët më të errëta. Drejtësi për ata që mbajtën pushkën për t’i dhënë kombit frymë. Drejtësi për të burgosurit e ndërgjegjes që s’kanë rrëfim tjetër veç të vërtetës. Lavdi UÇK-së. Lavdi çlirimtarëve”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz