back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaSportDy herë fitoi Premier Leaguen, tani është bashkëlojtar i Emërllahut te Cluji:...

Dy herë fitoi Premier Leaguen, tani është bashkëlojtar i Emërllahut te Cluji: Do përfitojmë nga këshillat e tij, është në nivel të lartë…!

Të ngjajshme

DW: Diella – akt shpërqendrimi politik në Shqipëri

As trup, as firmë, as pasaportë – por në...

Yamal dëshpëron fansat, merr një vendim të papritur

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka marr një vendim...

Cristiano Ronaldo shfaqet me look të ri

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka ndryshuar stilin e flokëve. 40-vjeçari...

FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Plemetin

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të...

Futbollisti i njohur francez, Kurt Zouma gjatë afatit kalimatar të verës bëri një lëvizje të “çmendur” – duke u transferua në CFR Cluj në elitën e futbollit rumun.

Në të njëjtën skuadër luajnë edhe dy lojtarë të Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica, shkruan Indeksonline

Në një intervistë për Indeksonline.net, Emërllahu tregon se si është të stërvitesh me një lojtar të kalibrit të tillë.

“Kurt Zouma është një lojtar me shumë eksperiencë dhe me një nivelë të lartë. Ai ka luajtur në Premier League, në ligën më të fortë në botë.

“Tani është pjesë e skuadrës tonë dhe me eksperiencën e tij është duke na ndihmuar shumë, pavarësisht që nuk po ka minuta në fillim”, u shpreh Lindon Emërllahu për Indeksonline.net

Emërllahu vazhdon duke treguar për nivelin profesionist të ish-mbrojtësit të West Hamit dhe Chelseat.

“Ai gjithmonë është në nivelin e tij të duhur, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje.

“Zouma na tregon edhe për kohën e tij te Chelsea si dhe për gjithë eksperiencën që ka pasur në Premier League.

“Besoj shumë që me ardhjen e tij, do të përfitojmë të gjithë lojtarët, nga këshillat e tij, nga eksperienca”, vazhdoi tutje mesfushori kosovar

Kujtojmë që Kurt Zouma ka një bagazh të madh me tituj të rëndësishëm në karrierë.

Zouma leaves Chelsea for West Ham | News | Official Site | Chelsea Football  Club

Ai ka fituar dy herë Premier Leaguen me Chelsean, një herë Ligën e Kampionëve me Chelsean, një UEFA Super Cup (me Chelsean), një UEFA Conference League (me West Hamin) dhe një trofe me Francën –  atë të UEFA Nations League./Indeksonline/Granit Tërstena/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz