back to top
Friday, October 17, 2025
BallinaJetëKurioziteteKroacia arrin konfiskim rekord të cigareve, në një kamion

Kroacia arrin konfiskim rekord të cigareve, në një kamion

Të ngjajshme

Njësia Mobile e Administratës Doganore ndaluan një kamion me shenja kroate pas kabinave të pagesës. Ishte e pabesueshme kur panë ngarkesën e kamionit. Pas dy rreshtave të fletëve metalike ishin të grumbulluara kuti me cigare – gjithsej 615,000 kuti!

Ky është një nga sekuestrimet më të mëdha të cigareve të kontrabanduara në Kroaci.

Një qen i trajnuar posaçërisht për zbulimin e duhanit reagoi ndaj pranisë së mundshme të produkteve të duhanit – meqë oficerët e doganës dyshonin, kjo ishte arsye e mjaftueshme për të shkarkuar të gjithë përmbajtjen e kamionit.

Shoferi i kamionit u përpoq të kalonte në anën sllovene, por u pengua ta bënte këtë dhe iu dorëzua mbikëqyrësit të paraburgimit mbrëmë, dhe për gjithçka u informua edhe zyra e prokurorit shtetëror komunal kompetent. Pasi u zbuluan kutitë e para të cigareve të kontrabanduara, çdo kuti u hap dhe u numërua, dhe cigaret e konfiskuara u klasifikuan. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz