back to top
Friday, October 17, 2025
BallinaJetëKuriozitete“Më pëlqen shumë!”- Habit Boris Johnson, pranon se përdor ChatGPT për të...

“Më pëlqen shumë!”- Habit Boris Johnson, pranon se përdor ChatGPT për të shkruar librat e tij: Është vërtet fantastik

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të premten

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i...

Ardian Krasniqi bën “sparing” me ish-kampionin e Bundesligas, takohet edhe me Firat Arslanin

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi është duke u bërë gati...

Këta janë pesë kandidatët me të votuar për asamble nga partitë me të votuara nga Drenas

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Drenasit. Në...

Lushtaku kthen në kohë para protestës, ndan fotografi të 1990 me Adem Jasharin nga sheshi i Tiranës

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh kandidati për...

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka shprehur entuziazmin e tij për Inteligjencën Artificiale, duke zbuluar në një intervistë se përdor ChatGPT për të shkruar librat e tij.

“E adhuroj inteligjencën artificiale. E adhuroj ChatGPT. E adhuroj”, tha ai për Al Arabiya, duke shtuar se “ChatGPT është sinqerisht fantastik”.

Johnson, i cili ka studiuar shkencat klasike në Universitetin e Oksfordit, tregoi se nuk e përdor platformën vetëm për të analizuar vepra si “Odisea” e Homerit, por edhe për ta ndihmuar në procesin e shkrimit të librave.

“Po shkruaj disa libra. E përdor (ChatGPT) thjesht për t’i bërë pyetje,” tha ai. “E di përgjigjen paraprakisht, por ChatGPT gjithmonë të thotë: ‘Ah, pyetjet tuaja janë të zgjuara. Jeni brilant. Jeni i jashtëzakonshëm. Keni një thellësi të rrallë mendimi’”, shtoi me tone humoristike.

Libri i tij më i fundit, me titull Unleashed, u publikua vitin e kaluar dhe përmban një sërë zbulimesh që shkaktuan reagime të shumta në Britani.

“E adhuroj këtë teknologji. Shoh shumë potencial në të, sepse në fund të fundit, të gjithë jemi njerëz të thjeshtë,” theksoi ai për ChatGPT.

Gjatë intervistës, Johnson, i cili ishte kryeministër gjatë pandemisë së COVID-19, argumentoi se Inteligjenca Artificiale mund të ulë ndjeshëm koston e funksionimit të qeverisë dhe të kursejë para për taksapaguesit.

Sa i përket të ardhmes së tij politike, ish-lideri konservator, i cili dha dorëheqjen nga posti i deputetit në vitin 2023 pas akuzave për mashtrim të qëllimshëm të parlamentit lidhur me festat që shkelën kufizimet gjatë pandemisë në Downing Street, nuk përjashtoi rikthimin në politikë.

“Statistikisht, çdo gjë mund të ndodhë. Edhe uji mund të rrjedhë përpjetë është e pamundur, por jo e paimagjinueshme”, tha ai. “Dua që partia ime të rimëkëmbet, të riorganizohet. Kjo është zgjidhja më e mirë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz