back to top
Friday, October 17, 2025
BallinaLajmeKomandanti i FSK-së: Do të marrim masa ndaj ekipit që hyri gabimisht...

Komandanti i FSK-së: Do të marrim masa ndaj ekipit që hyri gabimisht në veri

Të ngjajshme

Objektiv i ri mbrojtjeje, BE vendos sistem anti-dron të plotë funksional deri në fund të 2027

Bashkimi Evropian ka vendosur që të zhvillojë dhe vendosë...

KQZ përmbyll numërimin në 21 komuna, procesi vazhdon në komunat e mbetura

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri...

Gani Hajdari i PDK-së, kandidati që i befasoi të gjithë me vota në Gjakovë

Numërimi i votave për kandidatët e Asamblesë Komunale në...

Barcelona po monitoron Fisnik Asllanin, ylli kosovar drejt Spanjës

Paraqitjet fantastike të Fisnik Asllanit kanë marr vemendjen e...

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka deklaruar se kanë kontaktuar me ekipin e FSK-së që ka hyrë “gabimisht” në veri dhe se për këtë janë duke përgatitur disa masa të brendshme.

“Po, kemi kontaktuar, pasi janë pjesëtarët tanë që kanë ngatërruar rrugën. Do të sqarojmë të gjithë rastin se si ka ndodhur. Sa i përket masave, këto janë procedura të brendshme, sigurisht që ne jemi angazhuar për to dhe besoj se do të arrijmë tek pikat e duhura”, deklaroi Jashari për Albanian Post.

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës të enjten hynë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë së enjtes.

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.

Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe tani, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz