back to top
Friday, October 17, 2025
BallinaLajmePërjashtohet nga pjesëmarrja në tenderë publik “Xhiti” Sh.p.k për tre muaj...

Përjashtohet nga pjesëmarrja në tenderë publik “Xhiti” Sh.p.k për tre muaj – Nuk e realizoi mirë asgjësimin e materialit zgjedhor

Të ngjajshme

Objektiv i ri mbrojtjeje, BE vendos sistem anti-dron të plotë funksional deri në fund të 2027

Bashkimi Evropian ka vendosur që të zhvillojë dhe vendosë...

KQZ përmbyll numërimin në 21 komuna, procesi vazhdon në komunat e mbetura

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri...

Gani Hajdari i PDK-së, kandidati që i befasoi të gjithë me vota në Gjakovë

Numërimi i votave për kandidatët e Asamblesë Komunale në...

Barcelona po monitoron Fisnik Asllanin, ylli kosovar drejt Spanjës

Paraqitjet fantastike të Fisnik Asllanit kanë marr vemendjen e...

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për përjashtimin nga pjesëmarrja në tenderë publik të operatorit ekonomik “XHITI” Sh.p.k, për një periudhë kohore prej tre muajsh, për të gjitha procedurat e prokurimit publik.

Ky vendim vjen pas konstatimit se operatori ekonomik ka vepruar në kundërshtim me nenin 25.9 të Rregullores për Prokurim Publik, duke mos dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për përshtatshmëri, siç ishte paraparë në dosjen e tenderit për aktivitetin “Asgjësimi i materialit zgjedhor”, me numër të prokurimit 320-25-5389-2-3-6.

Paneli shqyrtues ka gjetur se “XHITI” Sh.p.k nuk i ka përmbushur detyrimet ligjore brenda afatit të paraparë, duke dështuar të dorëzojë dokumentet e kërkuara nga autoriteti kontraktues, dhe për rrjedhojë, është vendosur që të përjashtohet nga pjesëmarrja në tenderë publik deri më 13 janar 2026.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 99.2 të Ligjit për Prokurimin Publik dhe nenit 67.9 të Rregullores për Prokurim Publik nr. 002/2024.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz