Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Deri tani janë procesuar rezultatet për 48 vendvotime. PDK si parti a parë aktualisht ka 31,07 përqind të votave, ndjekur nga VV-ja me 16,64 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.60 përqind.
Më i votuari në listën e PDK-së është Kujtim Gashi si bartës i listës, pasuar nga Islam Ukaj, Driton Sallauka, Arianit Berisha e Dashnor Vehapi.
Nga VV-ja, kandidati më i votuar për asamblist është Dafina Alishani, pasuar nga Arianit Kabashi, Ilir Gashi, Selajdin Ismaili e Merigton Gavzanaj.
Bartësi i listët së LDK-së, Driton Selmanaj ka 1,673 vota, pasuar Florent Ukaj, Mehmet Ahmetaj, Haziz Hodaj, e Mimoza Memaj.
Votat që kanë marrë kandidatët mund t’i gjeni në këtë link.