back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeDo lirimin nga burgu, shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë kërkesa e...

Do lirimin nga burgu, shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë kërkesa e Ilir Metës

Të ngjajshme

Gjykata e Lartë e Shqipërisë shqyrton sot rekursin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Mësohet se seanca do të nisë në orën 9:30.

Meta kërkon në shkallën e tretë të gjyqësorit prishje të vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të GJKKO-së.

Kujtojmë se prej tetorit të vitit të kaluar, Meta është në burg, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

SPAK-u ka kaluar dosjen për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tri hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Me të njëjtat akuza përballet dhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz