back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeBastiset një shtëpi në Leposaviq, gjenden emblema dhe jelek i ushtrisë serbe

Bastiset një shtëpi në Leposaviq, gjenden emblema dhe jelek i ushtrisë serbe

Të ngjajshme

Cila është gjendja me mangan në liqenin e Badovcit, flasin nga IKSHPK

Ulja e temperaturave ka ndikuar që niveli i manganit...

​Mbështetja e Zvicrës për KFOR-in, komandanti Ulutash takoi ambasadorin Sprecher

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash priti sot në...

Si shkaktohet marramendja dhe si parandalohet?

Çdo njeri prej nesh ndonjëherë ka përjetuar ndonjë rast...

Një person është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar armë, predha, këmisha me emblema të policisë serbe dhe një jelek i ushtrisë serbe.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur: një AK47,55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema te policisë serbe, një jelek i ushtrisë serbe.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh.Mikinic, Leposaviq 15.10.2025-14:30. Raportohet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjet dhe konfiskuar: një AK47,55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema te policisë serbe, një jelek i ushtrisë serbe. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz