back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaTeknologjiYouTube rikthen shërbimin pas problemeve globale të transmetimit

YouTube rikthen shërbimin pas problemeve globale të transmetimit

Të ngjajshme

YouTube njoftoi se ka zgjidhur problemet me faqen dhe aplikacionin e tij, pas ndërprerjeve që preku qindra mijëra përdorues në mbarë botën.

Problemet nisën të enjten në mëngjes, rreth orës 7:00 në Azi, duke ndikuar në transmetimin e videove në YouTube, YouTube Music dhe YouTube TV. Përdorues nga Azia, Europa dhe Amerika e Veriut raportuan vështirësi në qasjen dhe përdorimin e platformës.

Sipas faqes Downdetector, numri i raportimeve për gabime arriti kulmin në rreth 393,000 në Shtetet e Bashkuara. Problemet më të vogla u raportuan për YouTube Music dhe YouTube TV, me më pak se 5,000 gabime gjatë të njëjtës periudhë.

YouTube nuk ka dhënë detaje për shkaqet e ndërprerjeve apo për përmasat e sakta globale të problemit.

Në një postim në rrjetin X, kompania njoftoi: “Problemi është zgjidhur, tani mund të shikoni video në YouTube, YouTube Music dhe YouTube TV.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz