back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeSot seanca e radhës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Sot seanca e radhës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Të ngjajshme

Kjo është arsyeja e vdekjes së aktores së famshme

Diane Keaton ka ndërruar jetë nga pneumonia, kanë bërë...

Orav takon ambasadorin e ri gjerman, flasin për zhvillimet aktuale politike

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo...

Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë Rajonale të Ferizajt dhe Gjykatës Themelore

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, është mbajtur...

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Kosova i jep të “mbrapshtën” Suedisë, pensionohet edhe një yll nga kombëtarja

Viktor Claesson njofton se po tërhiqet nga kombëtarja suedeze. Viktor...

Sot nga ora 9:30, pritet të vijojë seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Krasniqi shkoi në Gjykatën e Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.

Dëshmitari i paraparë nga PSRK-ja, Skender Muqolli, i cili duhej të dëshmonte më 14 tetor, nuk u paraqit fare në gjykatë për arsye shëndetësore.

Gjyqtari Arben Hoti njoftoi se nuk ishte paraqitur asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim por, sipas tij, zyra e tij e kishte kontaktuar Muqollin, i cili kishte pohuar pretendimin përmes telefonit.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 8 tetor, Krasniqi nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz