back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaSportParalajmërohen reforma të mëdha në kualfikueset për Evropian dhe Botëror

Paralajmërohen reforma të mëdha në kualfikueset për Evropian dhe Botëror

Të ngjajshme

UEFA po përgatit reforma të mëdha në mënyrën se si organizohen eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës.

Sipas planeve të reja që janë duke u diskutuar, synimi është që deri në vitin 2028 të eliminohen përballjet e pabarabarta mes kombëtareve të mëdha dhe atyre më të vogla, shkruan IndeksOnline.

Këto reforma pritet të sjellin më shumë konkurrencë dhe spektakël në ndeshjet përfaqësuese, duke e bërë çdo përballje më të vlefshme dhe më emocionuese si për lojtarët, ashtu edhe për tifozët.

Dy format në shqyrtim

UEFA është duke shqyrtuar dy ide kryesore që do të transformonin rrënjësisht mënyrën e kualifikimeve ndërkombëtare.

Liga e Kombeve si bazë për kualifikim

Sipas këtij formati, kualifikimet do të zhvilloheshin brenda strukturës së Ligës së Kombeve, ku kombëtaret ndahen në nivele A, B, C dhe D. Kjo do të siguronte që skuadrat të përballen me kundërshtarë të të njëjtit nivel, duke shmangur rezultatet e thella dhe ndeshjet e njëanshme.

Superliga me 54 ekipe, një format i ngjashëm me Ligën e Kampionëve

Një alternativë tjetër është krijimi i një ligi me 54 ekipe, ku secila kombëtare do të luajë disa ndeshje kundër kundërshtarëve të ndryshëm të përzgjedhur me sistemin “Swiss”, një model që tashmë do të përdoret në Ligën e Kampionëve. Pas kësaj faze, ekipet më të mira do të kalojnë në play-off për t’u kualifikuar në turneun final./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz