back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaLajmePolicia në Leposaviq gjen armë, municion, uniforma dhe pajisje të tjera ilegale

Policia në Leposaviq gjen armë, municion, uniforma dhe pajisje të tjera ilegale

Të ngjajshme

Policia sot në Leposaviq ka gjetur armë, municion, unfiforma dhe pajisje tjera ilegale. Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se   ankuesja ka raportuar në stacion policor në Mitrovicë Veri, se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj dhe se i njëjti posedon armë.

Sipas njoftimit njësitë policore kanë dalë në vendin ne ngjarjes ku kanë kontaktuar me të dyshuarin i cili e ka pranuar se posedon armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar:

3 Pushkë automatike AK-47

1 Pushkë ajrore

1 Revole

1 Shkrepës (në formë të Revoles)

55 Fishekë

1 Bajonetë

2 Thika

5 Karikatorë i armës AK-47

1 Karikatorë të revoles

1 Këllëf të revoles

1 Jakne ushtarake

2 Këmisha te policisë se Serbisë

Ndaj personit të dyshuar ekziston urdhri mbrojtës lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë lidhur me një rast të mëhershëm i cili urdhër është në fuqi nga data 15.10.2024 deri sot me datë 15.10.2025.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari S.T 49 vjeç, është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Kanosje” , “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Gjatë procesit të kontrollit të shtëpisë, prindi i të dyshuarit ka deklaruar se njëra armë AK-47, pushka ajrore, bajoneta dhe uniforma janë të tij.

Ndaj të dyshuarit N.T 70 vjeç është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, i njëjti pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit eshte liruar ne procedure te rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz