Për vite me radhë priti kombëtaren e Frnacës, por pasi nuk kishte vend, djali i legjendës Zinedine Zidane, Luca tashmë ka debutuar me një përfaqësuese të re.
27-vjeçari të marten mbrëma debutoi me kombëtaren e Algjerisë, ku luajti për 90 minuta në fitoren 2-1 ndaj Ugandës, shkruan IndeksOnline.
Gardiani i Granadas pati paraqitje të mirë, derisa Algjeria e siguroi kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pasi e mbylli grupin në vendin e parë, me 25 pikë, shtatë më shumë se Uganda.
Luca Zidane është titullar i padiskutueshem në portën e Granadas këtë sezon, duke u paraqitur në shtatë ndeshje./IndeksOnline/