back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaLajmeLekaj: Spekulohet se Kurti do t’ia japë LDK-së Prishtinën dhe Presidencën për...

Lekaj: Spekulohet se Kurti do t’ia japë LDK-së Prishtinën dhe Presidencën për koalicion qeverisës

Të ngjajshme

NATO miraton masa të reja antidronë kundër kërcënimit rus

Ministrat e Mbrojtjes të 32 vendeve anëtare të NATO-s...

Gjendet 52-vjeçari që u raportua i zhdukur në Novobërdë

Është gjetur 52-vjeçari që u raportua i zhdukur në...

Garanci 24 muaj për iPhone 17 Series

Zone Mobile njofton se për të gjithë telefonat iPhone...

Trepça pëson humbje nga PAOK në ndeshjen e parë të FIBA Europe Cup

Trepça e ka nisur me humbje sezonin në garat...

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se ka spekulime që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do t’i lëshojë pe LDK-së në Prishtinë dhe t’ia jap presidentin, që ta marrë Mitrovicën.

Lekaj tha se këto janë vetëm spekulime që Kurti ia lëshon Prishtinën LDK-së, plus presidentin dhe të bëjnë koalicion për krijimin e qeverisë, por tha se ai vet është i thirrur t’i besoj lidershipit të LDK-së.

“Ka spekulime që ndoshta Kurti do të lëshojë pe në Prishtinë që ta marrë Mitrovicën, që t’ia jep presidentin LDK-së. Janë vetëm spekulime që ia lëshon Prishtinën LDK-së plus presidentin dhe të bëjnë koalicion për krijimin e qeverisë e në Mitrovicë LDK-ja ta përkrah Pecin. Unë jam i thirrur t’i besoj lidershipit të LDK-së se kanë thënë se nuk do të kenë koalicion me Vetëvendosjen”, tha Lekaj në Klan Kosova.

Ndërsa, votimin e nënkryetarit serb, Nenad Rashiq, nga ana e LDK-së, Lekaj tha se e sheh si gabim, teksa shtoi se kjo ishte e përgatitur mirë nga Kurti dhe se LDK-ja ra në kurth,

“Unë e shoh si gabim të LDK-së votimin për Rashiqin. Ka mundur të presin të hënën ta votojnë Rashiqin e jo të ndikojë në zgjedhje lokale sepse ngutia e nominimit të Kurtit nga presidentja një ditë para zgjedhjeve, mendoj se këtu e ka bërë një rritje të vogël për Vetëvendosjen”.

“Mendoj që kjo është e përgatitur mirë nga ana e Kurtit dhe LDK-ja ka rënë në kurth, sepse ka mundur të presin të hënën apo të martën dhe të vijnë me Rashiqin. Kjo e shton idenë që LDK-ja mund të vendosë në fund që të hyjë në koalicion”, tha ai.

Tutje, Lekaj u shpreh se e vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet dhe se sipas tij, takimi i Kurtit me Von der Leyen nëpër korridore, është pa sens.

“E vetmja rrugë për të dalë nga kjo hamulli janë zgjedhjet, s’ka tjetër. Mendoj që shpejt do të binden edhe qytetarët se ky kryeministër në detyrë që është, e të cilin po e presin në Kosovë nëpër korridore zyrtarët më të lartë të BE-së siç ndodhi sot, kjo është pa sens dhe është dashur sot ‘nuk jam i denjë për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës dhe duhet të shkojmë në zgjedhje’”.

“Nëse është i shantazhuar, le të na tregon se i ndihmojmë. Prej kujt është i shantazhuar ky njeri. E tash, nëpër korridore po i pret. Le të na tregon ‘jam i shantazhuar, a ka mundësi të më nxjerrin nga kjo krizë?’. Dhe ne jemi njerëz, i ndihmojmë”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz