back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaLajmeKrasniqi për kthimin e Lladrovcit në zyret e PDK-së: Zyret tona janë...

Krasniqi për kthimin e Lladrovcit në zyret e PDK-së: Zyret tona janë aty ku është kryesia legjitime

Të ngjajshme

Memli Krasniqi ka mbajtur sot konferencë para gazetarëve.

I pyetur rreth shkuarjes së fituesit të këtyre zgjedhjeve, Ramiz Lladrovci në zyrat e PDK-së, Krasniqi tha zyrat e tyre janë aty ku është edhe kryesia legjitime e udhëhequr nga Petrit Hajdari.

“Mesa e kam kuptu z.Lladrovci do të kthehet tek zyret që ka qenë më herët po zyret e Partisë Demokratike të Kosovës, janë aty ku është kryesia legjitime e saj, unë mendoj që gara atje ka përfundu, fokusi jonë është në balotazh normalisht që do ta trajtojmë si situatë pasi që të përfundojë ky proces zgjedhor sepse në fund të fundit për të gjithë ne më i rëndësishëm është qytetari i Drenasit se sa individët apo ambiciet e kujtdo çofshin”, ka deklaruar Krasniqi. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz