Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka reaguar pas përhapjes së një lajmi të rremë që pretendonte se dega kishte thirrur një konferencë për media.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ky informacion nuk është i vërtetë, ndërsa PDK Drenas nuk ka shpërndarë asnjë komunikatë apo ftesë të tillë.
“Nëse persona të paautorizuar kanë keqpërdorur qëllimisht emrin tonë, ftojmë mediat që paraprakisht ta verifikojnë burimin e lajmit, për të mos shkaktuar konfuzion në opinionin publik,” – thuhet në reagim.
Tutje, Dega e PDK-së në Drenas ka theksuar se e vetmja degë legjitime e partisë në këtë komunë është ajo që udhëhiqet nga kryetari Petrit Hajdari.
PDK Drenas apelon për verifikim të informatave dhe kundërshton përhapjen e dezinformatave që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor dhe në qetësinë e qytetarëve.