back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaLajmeASK: Rritet numri i martesave, bie numri i divorceve

ASK: Rritet numri i martesave, bie numri i divorceve

Të ngjajshme

Numri i martesave në gusht është rritur për 59.5 për qind krahasuar me një muaj më parë. Sipas të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në gusht janë bërë 1972 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës. Në korrik u regjistruan 1236 martesa.

E ka pasur rënie prej 45.2 për qind në numrin e divorceve. Janë regjistruar 97 divorce në gusht e në korrik ishin 177 raste.

Në gusht janë regjistruar 2516 lindje, është rënie prej 6.4 për qind krahasuar me korrik, ndërsa gjatë muajit janë regjistruar 914 raste të vdekjeve, një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me një muaj më parë.

Të dhënat janë publikuar duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrit Civil të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz