back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeCaktohet seanca në mungesë ndaj tre të dyshuarve për krime lufte, Gjykata...

Caktohet seanca në mungesë ndaj tre të dyshuarve për krime lufte, Gjykata në Prishtinë iu bën thirrje të dorëzohen

Të ngjajshme

Policia shqipton mbi 2300 gjoba trafiku, për 24 orë

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2319 gjoba për kundërvajtësit...

Bastiset një shtëpi në Leposaviq, gjenden emblema dhe jelek i ushtrisë serbe

Një person është arrestuar pasi në shtëpinë e tij...

Zubin-Potok: Policia gjen armë e uniformë ushtarake në shtëpinë e një të dyshuari

Gjatë një bastisjeje në fshatin Orashak të Zubin-Potokut, policia...

Muharremi: PDK-ja fituesja më e madhe e raundit të parë

Analisti Shenoll Muharremi përmes një analize të publikuar në...

YouTube rikthen shërbimin pas problemeve globale të transmetimit

YouTube njoftoi se ka zgjidhur problemet me faqen dhe...

Gjykata Themelore në Prishtinë bëri të ditur se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen ndaj të pandehurve Dušan Gavranič, Zoran Šarac dhe Žarko Cvetanovič, të cilët dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

“Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve Dušan Gavranič, Zoran Šarac dhe Žarko Cvetanovič, që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente”, tha gjykata.

Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë në Hajvali,  Objekti D , Kati I, salla nr.27, me datë 22.12.2025 nga ora 13:15, nga Kryetari i Trupit Gjykues Leon Përlaska.

Lidhur me këtë çështje penale, gjykata tha se aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare.

“Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz