back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaShowBizFilmi “Era” i Parta Kelmendit vjen në Prishtinë , premiera sonte në...

Filmi “Era” i Parta Kelmendit vjen në Prishtinë , premiera sonte në Cineplex

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Veternik, përfshihen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Votat e asamblistëve në Hanin e Elezit, ka kandidat me vetëm një sosh

Qendra e Numërimit Komunal ka përfunduar numërimin e votave...

Haradinaj i kënaqur me rezultatin zgjedhor: Kemi mbi 100 asamblistë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Lladrovci: Fitorja ime do të disiplinojë udhëheqësinë e PDK-së

Kryetari i zgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci beson se...

Filmi “Era” i regjisores Parta Kelmendi nga sot do të shfaqet në kinemanë Cineplexx në Prishtinë.  Kelmendi në emisionin “Bon Bon” në RTV21  është shprehur e lumtur për këtë,

“Unë mezi e kam prit këtë moment me nda këtë tregim bashkë me publikun, një publik i cili e kupton edhe filmin më mirë i cili ka kalu në periudha të ndryshme kështu që jam shumë e lumtur shpresojë që të vijnë sa më shumë edhe e ndajnë emocionin e tyre me filmin’’, ka thënë ajo.

Filmi “Era”   i cili është shfaqur në në Festivalin e Filmit në Brooklyn të New Yorkut, ka marrë çmim po në ktë festival.

Në mes të qindra filmave të shfaqur në këtë ngjarje, aktorja Zana Berisha, u shpall “aktorja më e mirë” e festivalit.

Filmi sjell rrëfimin e Erës, një vajzë e re që në vitet ’90 detyrohet të shpërngulet nga Prishtina në një fshat, ku përballet me rregulla të reja, sfida të brendshme dhe një vendim të madh për të ardhmen e saj.

Me regji dhe skenar nga Parta Kelmendi, luajnë: Zana Berisha, Alban Ukaj, Armend Smajli, Irena Aliu, Maylinda Kosumovic, Allmir Suhodolli, Melihate Qena, Lum Veseli, Blerta Gubetini, producentë: Aferdita Saracini Kelmendi, Marija Dimitrova, koproducente: Belma Bajrami./21Media

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz