back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeJahjaga në komandën më të madhe të NATO-s: Paqja nuk ruhet vetëm...

Jahjaga në komandën më të madhe të NATO-s: Paqja nuk ruhet vetëm përmes forcave ushtarake

Të ngjajshme

Delegohen nga FFK-ja gjyqtarët për javën e nëntë të Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së nëntë të...

Nga preliminaret në QKN – votat lëvizin në Deçan, por fituesi mbetet i njëjtë

Pas përfundimit të numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit...

Kida kaq e lumtur përkrahë të fejuarit të saj (Foto)

Këngëtarja e njohur, Kida jo rrallë herë ndanë momente...

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar komandën më të madhe të NATO-s që mbulon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, në Napoli të Italisë.

Ajo është ftuar nga Admirali Stuart B. Munsch, shkruan lajmi.net.

Jahjaga ka njoftuar se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë të bashkëbisedoj me ekipin drejtues për integrimin e parimeve të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në operacionet aktuale dhe të ardhshme të NATO-s, si dhe ka shkëmbyer mendime për rolin që Kosova luan si partnere e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Admiralin Munsch  e përgëzova për punën e jashtëzakonshme të NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në Kosovë, që për më shumë se dy dekada kanë garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët tanë. Gjithmonë falenderuese për intervenimin e NATO-s në vitin 1999, hap ky i cili shpëtoi një popull të tërë nga gjenocidi serb dhe hapi rrugën drejt lirisë. Në fund shpreha thellësisht mirënjohjen time për udhëheqjen, partneritetin dhe miqësinë që Admirali Munsch dhe NATO e kanë ndërtuar me popullin e Kosovës. Bashkëpunimi ynë dëshmon se paqja nuk ruhet vetëm përmes forcave ushtarake, por edhe përmes vlerave të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Jahjaga. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz