Kombëtarja e Suedisë dje shkarkoi trajnerin, Jon Dahl Tomasson pas humbjes nga Kosova në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Mediat e huaja raportojnë se një emër i madh mund të bëhet trajner i Suedisë, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për Graham Potter – i cili së fundmi i shkarkua nga Ëest Ham Unitedi.
Potter foli në lidhje me këtë mundësi, dhe tha se është i hapur për punë të re, pavarësisht që ka pak kohë nga largimi nga “The Hammers”.
🇸🇪 Graham Potter on taking the role of Sweden's national team coach:
🗣️ "In fact, I'm in Sweden right now, at my home here. I'm between jobs and just left the Premier League. I'm open to anything, really, where I feel I can help. The role of manager of the Swedish national team… pic.twitter.com/UWyVrykArb
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) October 14, 2025
“Në fakt, unë jam në shtëpi në Suedi tani. Sapo e kam lënë Premier Leaguen. Por, jam i hapur për gjithçka, më të vërtet, kur e ndjej mund të ndihmojë. Roli për t’u bërë trajner i Suedisë është fantastike.
“Kam një lidhje emocionale me Suedinë, e dua këtë vend dhe futbollin suedez. I kam borxh futbollit këtu, kështu që do t’i thoja po”, u shpreh Graham Potter
Kujtojmë që Potter bëri emër te Brightoni, pastaj ishte bërë trajner i Chelseat, por dështoi te kjo e fundit./Indeksonline/