back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeCilët janë kandidatët për asamble që nuk e morën asnjë votë?

Cilët janë kandidatët për asamble që nuk e morën asnjë votë?

Të ngjajshme

Egli Tako merr surprizen e papritur në Top Chanel (Foto)

Këngëtarja e njohur, Egli Tako pak më parë ka...

Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Tahiri 50.04%, Peci 45.76%

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë janë verifikuar...

Zgjedhjet lokale, KQZ: Nga 5142 kuti votimi, janë procesuar 3357

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbi aktivitetet në...

Në katër komuna, të martën ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Zveçan, Han të Elezit, Mamushë e Junik është mbyllur procesi i numërimit dhe verifikimit të votave, si për kandidatët për kryetarë, ashtu edhe për kandidatët për asamblistë.

Në komunën e Zveçanit, një kandidat për asamble nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe dy nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk kanë marrë asnjë votë.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e rezultateve të KQZ-së, për Flurim Kelmendin e PDK-së dhe Selvije Pecin e Rabije Pecin e LVV-së nuk është regjistruar asnjë votë.

Ka pasur kandidatë që kanë marrë vetëm një votë, siç është Xhevdet Kelmendi i PDK-së në Zveçan apo Leonora Laçi e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Han të Elezit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz