back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaBotëZelensky thirrje liderëve ndërkombëtarë: Mos humbisni momentin për paqe edhe në Evropë

Zelensky thirrje liderëve ndërkombëtarë: Mos humbisni momentin për paqe edhe në Evropë

Të ngjajshme

Numërohen 44 kuti: PDK prin për kryetar dhe asamble në Mitrovicë, lë prapa Faton Pecin

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë po vazhdon...

Rudolf akreditohet në Kosovë, Osmani: Gjermania mbetet aleat i fuqishëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot...

Burgim i përjetshëm për burrin që e vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje ndaj liderëve dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos humbin momentin për të arritur paqe edhe në Evropë, pas përparimit të arritur në Lindjen e Mesme me marrëveshjen për armëpushim në Gaza.

“Lufta në Evropë mund të marrë fund gjithashtu”, tha ai, duke shtuar se udhëheqja e Shteteve të Bashkuara dhe e partnerëve të tjerë është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Zelensky bëri të ditur se kishte biseduar për gati një orë me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, për këtë çështje, raporton The Guardian.

“Tani që lufta në Lindjen e Mesme po përfundon, është e rëndësishme të mos humbim momentin për të çuar përpara procesin për paqe. Lufta në Evropë mund të marrë fund gjithashtu, dhe për këtë, udhëheqja e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë është thelbësore”, ka shkruar Zelensky në platformën X.

Ai shtoi se gjatë bisedës me presidentin finlandez diskutuan edhe për sulmet e fundit të Rusisë ndaj sektorit energjetik të Ukrainës dhe për nevojën për të forcuar mbrojtjen ajrore.

“Jam mirënjohës për gatishmërinë për të ndihmuar. Rusisë duhet t’i hiqet mundësia për të vazhduar luftën dhe terrorin dhe kjo mund të bëhet baza më e besueshme për paqe në rajonin tonë”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz