back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaBotëPlani i paqes në Gaza, Trump: Tani fillon faza e dytë

Plani i paqes në Gaza, Trump: Tani fillon faza e dytë

Të ngjajshme

Si shkaktohet marramendja dhe si parandalohet?

Çdo njeri prej nesh ndonjëherë ka përjetuar ndonjë rast...

Vrau me thikë bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm 40-vjeçari Eduard Danaj

Është dënuar me burg të përjetshëm 40-vjeçari shqiptar, Eduar...

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se VV-ja bllokon fondet e komunave

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë joqeveritare me seli...

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se 20 pengjet izraelite janë kthyer në Izrael dhe se tani fillon faza e dytë e planit të paqes në Gaza.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump deklaroi se një barrë e madhe është hequr në Lindjen e Mesme, por puna nuk ka mbaruar.

“Faza e dytë fillon tani!”, shkroi presidenti ndër të tjera.

“Faza e parë” e planit të paqes së Trumpit synonte të adresonte kërkesat kryesore të të dyja palëve – përkatësisht një armëpushim në Gaza dhe kthimin e pengjeve në Izrael.

E dyta do të përqendrohej në rindërtimin e enklavës në një mënyrë që garanton paqe dhe siguri të qëndrueshme. Gjithashtu përfshin hapat e parë drejt çarmatimit të Hamasit.

Trump pranoi se fazat e marrëveshjes janë “të gjitha pak të përziera me njëra-tjetrën”, duke shtuar më vonë se elementët ende mund të merren “jashtë renditjes në një mënyrë pozitive”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz