BallinaLajmeBE-ja pret certifikim të shpejtë të rezultateve dhe tranzicion të rregullt të...

BE-ja pret certifikim të shpejtë të rezultateve dhe tranzicion të rregullt të pushtetit

Të ngjajshme

Como e fiton ‘betejën’ e Ligës së Kampionëve me Romën

Como arriti të kthehej nga një penallti e Donyell...

Ford sërish në qendër të vëmendjes për tërheqje masive automjetesh

Vitin e kaluar, Ford Motor Company lëshoi më shumë...

Situata në Lindjen e Mesme dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer zhvillon bisedë telefonike me Trump

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike...

Afati deri më 31 mars, mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra...

Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi

Në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin...

Bashkimi Evropian ka mirëpritur procesin zgjedhor paqësor në Kosovë dhe është shpehur e kënaqur që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor pati pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve.

“Për ato komuna ku kryetarët janë zgjedhur në rundin e parë, ne bëjmë thirrje për një certifikim të shpejtë dhe zbatim të rezultateve të zgjedhjeve përmes një tranzicioni të rregullt të pushtetit lokal”, tha për REL zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper.

“Për komunat e tjera, ku do të zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, bëjmë thirrje për një proces po aq paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës më 9 nëntor”, shtoi ajo.

Nga BE-ja theksojnë se aktualisht në Kosovë ndodhet misioni i tyre i ekspertëve, me ftesë të presidente­s së Kosovës, Vjosa Osmanit. Ky ekip po vëzhgon procesin zgjedhor dhe, në fund, do të japë vlerësimin të të gjithë procesit.

“Raporti i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM) në Kosovë, i majit 2025, theksoi disa raste të ndërhyrjeve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në shkurt të vitit 2025. Ne presim që të gjitha palët të përmbahen nga veprime të tilla gjatë periudhës zgjedhore”, theksoi Hipper.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë akuzuar Serbinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë, duke “blerë” komunitetin serb që të votojë për Listën Serbe, dhe kanë kërkuar reagim nga Bashkimi Evropian.

Beogradi zyrtar i ka mohuar këto akuza.

BE-ja nuk ka dhënë një përgjigje konkrete në pyetjen e REL-it nëse ka njohuri për ndërhyrje të Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë.

Megjithatë, misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet parlamentare të shkurtit kishte konstatuar se mediat shtetërore ruse RT Balkan dhe Sputnik Srbija – të mbështetura nga Kremlini – kishin publikuar dhjetëra materiale për zgjedhjet në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore, me “përmbajtje manipuluese” të drejtuara ndaj komunitetit serb.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, kanë votuar 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet lokale të së dielës, në 21 komuna është zgjedhur kryetari në raundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, do të mbahet edhe rundi i dytë.

Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.

Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit./Radio Evropa e Lirë/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz