BallinaLajmeKQZ: Po vazhdon procesi i numërimit në shumicën e komunave – probleme...

KQZ: Po vazhdon procesi i numërimit në shumicën e komunave – probleme me internetin në Prishtinë, Podujevë e Kllokot

Të ngjajshme

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Një pensionist zviceran ka mbështetur për vite me radhë...

Bombarduesit amerikanë drejt zonës së luftës, ngarkohen me municione në RAF Fairford

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara po vazhdojnë fluturimet...

Super derbi mes Bashkimit dhe Trepçës sonte

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi...

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar për Lajmi.net se procesi i numërimit dhe verifikimit të votave është duke vazhduar në shumicën e Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), ndërsa në disa prej tyre janë raportuar pengesa teknike për shkak të rrjetit të dobët të internetit.

Sipas Elezit, deri tani janë procesuar rezultatet për zgjedhjet për kryetarë komunash, rezultatet e subjekteve politike për kuvendet komunale, si dhe janë numëruar votat për kandidatët nga 250 vendvotime në nivel vendi – gjithsej 500 kuti votimi nga dy llojet e zgjedhjeve, raporton lajmi.net

“Procesi po vazhdon pa ndonjë problem në shumicën e komunave, përfshirë Deçanin, Gjakovën, Gjilanin, Ferizajn, Mitrovicën e Jugut, Prizrenin, Pejën, Suharekën dhe shumë komuna të tjera. Ndërkaq, në Qendrën Komunale të Numërimit në Han të Elezit procesi është përmbyllur mbrëmjen e së hënës”, tha Elezi për Lajmi.net.

Megjithatë, ai konfirmoi se në disa QKN, konkretisht në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot, procesi nuk është duke u zhvilluar aktualisht për shkak të rrjetit të dobët të internetit, i cili po pamundëson transmetimin e pamjeve nga tavolina e numërimit në ekranet e dedikuara për vëzhguesit.

“Në këto ekrane duhet të shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen fletëvotimet. Ekipet tona janë duke punuar që ky proces të fillojë sa më shpejt edhe në këto QKN dhe për këtë, KQZ do të njoftojë me kohë”, u shpreh Elezi./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz